+383 44 671 511 Hëne - Premte 09:00 - 17:00
eShkollori

eShkollori

Informim · Komunikim · Bashkëpunim · Sukses!

Përfitimet në aspektin e përgjithshëm

  • Menaxhimi i mirë i shkollave - edukim dhe arsimim cilësor.
  • Sistem i raportimit dhe llogaridhënies.
  • Komunikim efektiv ndërmjet prindërve – nxënësve dhe shkollës.
  • Vlerësimi i përformancës së shkollës.
  • Informata të mjaftueshme për hartim të strategjive për përmirësimin e cilësisë.
  • Ndërtim i marrëdhënieve korrekte ndërmjet prindërve - nxënësve dhe shkollës.


Përfitimet nga roli i shkollës-administratës

  • Menaxhimi e gjithëmbarshëm i shkollës.
  • Komunikimin me të gjithë akterët e shkollës, nxënës – mësimdhënës – prindër.
  • Shpërndarjen dhe marrjen e informacioneve përmes postimeve dhe anketimeve.
  • Vlerësimin e mësimdhënësve.
  • Marrjen e përshtypjeve të nxënësve dhe prindërve për mësimdhënësit.
  • Përcjelljen e mungesave të nxënësve dhe mësimdhënësve.
  • Gjenerimin e raporteve të suksesit dhe vlerësimeve të ndryshme.
  • Qasje në të dhënat e secilës klasë.


Përfitimet nga roli i mësimdhënësve

  • Vlerësimin e nxënësve.
  • Mbajtjen e evidencave të vlerësimit dhe të mungesave të nxënësve në formë elektronike.
  • Planifikimin e mësimit dhe hartimin e planeve mësimore.
  • Përgatitjet e materialeve mësimore elektronike për nxënës.
  • Raportim javor tek prindërit për progresin e nxënësve.
  • Përdorimin e ditarit personal elektronik për secilën klasë.
  • Gjenerimin e raporteve për suksesin e secilit nxënës por edhe të klasës.
  • Shkruarjen e orëve mësimore në ditarin dixhital.
  • Gjenerimin e të dhënave statistikore për klasën e tij/saj.


Përfitimet nga roli i prindërve

  • Marrjen e informacioneve të detajuara për fëmijën e tij/saj në kohë reale.
  • Përcjelljen e suksesit, progresit, detyrave, mungesave të fëmijës/ve etj.
  • Shprehjen e përshtypjeve për korrektësinë e mësimdhënësit duke bërë një vlerësim numerik dhe përshkrues.
  • Përcjelljen e njoftimeve përmes postimeve dhe anketimeve që i bënë shkolla.
  • Marrjen e raporteve javore nga mësimdhënësit për seciën lëndë.
  • Menaxhimin e takimeve me stafin e shkollës ose me mësimdhënësin kujdestar.
  • Qasje në orarin mësimor të fëmijë/ve të tij/saj.
  • Komunikim përmes chat-it me kujdestarin e klasës ose me stafin e shkollës.
  • Përcjelljen e aktiviteteve të shkollës në kalendarin e aktiviteteve.


Përfitimet nga roli i nxënësit

  • Pranon njoftime nga mësimdhënësit.
  • Merr pjesë në vlerësimet në formë të testeve online, asociacioneve, kuizeve etj.
  • Sheh sukesin e tij/saj në kohë reale.
  • Sheh mungesat e tij/saj.
  • Qasje në materialet mësimore të sistemit dhe të ngarkuara nga mësimdhënësit.
  • Qasje në video ligjeratat mësimore.
  • Sheh postimet e bëra nga mësimdhënësit, administrate apo drejtoria.
  • Qasje në kalendarin e aktiviteteve për të parë testet e radhës.